Organizatat kriminale, 20 shqiptarë të arrestuar në Itali (Lista)
Një tjetër operacioni rëndësishëm antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë, ku janë shkatërruar dy organizata kriminale. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve gjenden edhe 2-shqiptarë.
Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ekzekutuar një operacion të përbashkët antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimin e Antimafias Italiane.
Mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhëra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine e hashashi. Droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias. Operacioni “Shefi” ka nisur hetimet në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar:
Dritan Naci
Mariglen Shusha
Marlian Aliaj
Andi Peshku
Vullnet Daçi
Gëzim Birçaj
Malton Lleshi
Fiqiret Seferi
Ernest Peza
Leonidha Sejdiaj
Elton Ismaili
Ferhat Hajdini
Vullnet Cila
Shpëtim Shehi
Donial Drolli
Ibrahim Xhihani
Ergen Seferi
Arian Kërtusha
Senat Hallunaj
Hamid Seferi
KOHA JONË SONDAZH

