Organizatorët tregojnë se çfarë do të ndodh në protestën e së shtunës

Pas 7 ditëve protestave në pothuajse mbarë Shqipërinë, nesër në Tiranë do të mbahet protesta e dytë kombëtare. Një ditë para protestës para Kryeministrisë, aktivistët e shoqërisë civile ata kanë prezantuar kërkesat që lidhen me heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e TVSH-së për produktet bazë të shportës. Si afat të fundit për plotësimin e tyre kanë lënë 19 marsin.

“Masat nuk janë të mjaftueshme për përballimin e krizës. Nuk ka garanci që çmimet do të jenë të ulëta në vazhdimësi. Paketa për njerëzit në nevojë është minimale. Kërkesat tona mbështeten ne tre shtylla kryesore: Ulje e barrës Fiskale, Hetim dhe mbikëqyrje për mirëfunksionim te tregut dhe mbështetje per biznesin dhe shtresat vulnerabel”, thotë një nga organizatoret.

Të shtunën në orës 11:00 do të nisë marshimi nga sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë, ku pritet pjesëmarrje e qytetarëve nga qytete të ndryshme. Në rast të mosplotësimit të kërkesave, organizatorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?