Organizim i ri, bashkitë në Veri ndahen në 4 kategori

Burime nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama, me drejtuesit e veriut shprehen se do të ketë organizim të ri për bashkitë. Sipas numrit të popullsisë do të ndahen në makrobashki, bashki të mesme, bashki të vogla dhe mikrobashki. Nga kjo ndarje, vetëm Shkodra është bashki e madhe, ndërsa Fushë-Arrëzi dhe Puka do të jenë mikrobashki. Grupi për administratën e bashkisë dhe drejtoritë do të drejtohet nga Beqaj dhe 50% e administratës do të jenë gra. Kjo organigramë do të jetë për të gjitha bashkitë, përveç Shkodrës, për shkak të mungesës së kryebashkiakut. Mësohet se në mbledhje Tom Doshi ka kërkuar nënkryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?