“Organizoi vrasjen e bashkëshortes”, del sot para gjykatës Naim Murseli dhe bashkëpuntori i tij
Sot më 09:30 pritet të dalin para gjykatës ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, Granit Plava dhe pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës K. K.
Atyre do t’u komunikohet masa e sigurisë për vrasjen e Liridona Murselit, më 29 nëntor.
Seanca është caktuar të mbahet në orën 9:30, por nuk dihet nëse do të jetë e hapur për mediat.
Kujtojmë se Naim Murseli ka pranuar përpara policisë se është porositësi i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.
Krimin e ka pranuar edhe autori Granit Plava. Ky i fundit ka deklaruar se bashkëshorti i viktimës i ka ofruar 30 mijë euro për vrasjen.