”Orgji me McGonigal”, 27 deputetë të PS-së kërkojnë përjashtimin maksimal të Berishës nga Kuvendi

Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka një seancë të qetë. Nga 27 deputetë të PS-së është kërkuar përjashtimi i Sali Berishës me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja. Sipas tyre Berisha ka kaluar çdo kufi etik me deklaratat e fundit të bërë publike.

“Ky tha se ka video, por që nuk do t’i bëjë publike. Këtë herë janë shtuar edhe emra ambasadorësh. Gjuha linçuese këtu është e patoluerueshme”, tha deputetja e PS-së Anila Dedaj.

Por deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ka kundërshtuar si kërkesë.

“Keqardhje për deputetet e kolegëve të PS, dhe për ju që drejtoni këtë Kuvend, përdorimi nga burrat e degraduar politik dhe të gënjesh hapur dhe më vjen keq që Anila ka marrë përsipër një deklaratë të tillë, Berisha shquhet për xhentilesë për femra, Rama i konsideron burrat e partisë për gra dhe gratë për burrat. Ai shquhet për dhunë verbale e morale ndaj grave. Tërhiqeni se është e turpshme, zbatoni rregulloren e Kuvendit”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP