Orialda Kajtazi, 18-vjeçarja nga Durrësi fiton lirinë me kusht

Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë për 18- vjeçare, Orialda Kajtazi, duke e nxjerrë atë nga burgu, pas më pak se  një muaj e izoluar.

Apeli e ka liruar adoleshenten duke vendosur ndaj saj masën “detyrim paraqitje”. Orialda Kajtazi akuzohej për vjedhje në bashkëpunim dhe shkatërrim të pronës me anë të zjarrit. Sakaq, 18-vjeçarja prej një muaji qëndronte në burgun e grave në Tiranë,  pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, kishte vendosur për të masën e sigurisë “burg pa afat”.

Prindërit e Orialdës, refuzuan të komentojnë nëse vajza është kthyer në shtëpi ose jo. Du vajzat Orialda dhe Klevisa Kajtazi u arratisën nga banesa e tyre disa javë më parë pasi helmuan prindërit, vodhën kursimet e familjes dhe dogjën shtëpinë. Këto veprime janë kryer në shenjë pakënaqësie nga dy motrat, pasi prishjes së fejesës së Orialdës, 18-vjeçe.  

Një muaj më pas ato u kapën nga policia në Vlorë, ku ishin strehuar në një apartament me qera.

Pas ndalimit, motra e madhe u la në burg, ndërsa motra tjetër 14-vjeçare Klevisa ndodhet në një banesë rehabilitimi në Tiranë. 

SHKARKO APP