Origjina e Covid-19, shkencëtarët: Doli nga kafshët

2 vite pasi bota po jeton me Covid-19, dhe pas shumë aludimeve për origjinën e virusit vdekjeprurës, më në fund shkencëtarët kanë vulosur të vërtetën. Covid-19 nuk doli nga laboratori. Është ky qëndrimi zyrtar që mbështetet nga 22 ekspertë të rëndësishëm të botës për koronavirusët dhe virusët gjenetikë. Ata paraqitën prova në një raport të publikuar online.

Konkluzioni i shkenctarëve është që janë thuajse të sigurtë që Covid-19 doli nga një kafshë. Dilemat e mëdha për origjinën janë të shumta, saqë kanë mbërritur dhe në Shtëpinë e Bardhë Amerikane. Shkenctarët thonë se është një rastësi që Covid-19 nisi në qytetin kinez me laborator virologjie.

Wuhani u shndërrua në epiqendër pasi ka disa tregje për kafshët dhe është një vend tranziti për udhëtarët. Pista që koronavirusi i ri të ketë dalë nga laboratori është rrëzuar edhe nga ekspertët e OBSH-së të cilët disa javë më parë publikuan rezultatet e një hetimi në Wuhan.

 

SHKARKO APP