Ortek në Theth

Një ortek dëbore në zonën e Thethit ka bllokuar 3 persona të cilët kanë bërë apel për ndihmë, pasi janë bllokuar në zonën e Qafës së Fores. Qytetarët kanë kontaktuar me telefon, bën me dije News 24, dhe kanë shpjeguar se kanë ngelur të bllokuar pasi në segmentin rrugor të qafës së Fotres ka rënë një ortek dëbore.

Ata thonë se në momentin kur ra orteku kanë qenë duke udhëtuar me dy automjete që gjithashtu janë bllokuar në borë.

SHKARKO APP