OSBE-ODIHR hapi zyrtarisht misionin në Tiranë, 250 vëzhgues për zgjedhjet

Edhe gati një muaj kanë mbetur nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit, dhe partitë politike në Shqipëri po përgatitjen për fushatën dhe betejën e radhës. Sakaq, OSBE/ODIHR do të hap sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015. Ambasadorja Audrey Glover, që kryeson misionin vëzhgues për të tretën herë, do të dalë sot para mediave për të paraqitur rolin dhe aktivitetet e ardhshme të grupit monitorues.

Këtë herë ambasadorja Glover pritet të jetë në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër.

Të paktën ky është numri që i është kërkuar vendeve anëtare të OSBE-së që të kontribuojnë.

Ambasadorja Glover ka drejtuar edhe misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet politike të 2009. Në atë kohë qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha e kundërshtoi praninë e saj, për shkak se zonja Glover kishte drejtuar ODIHR-in në periudhën kur u zhvilluan dhe zgjedhjet problematike të 1996.

Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha nuk e priti në asnjë takim ambasadoren e cila mbërriti në Shqipëri në maj të 2009, madje zyrtarisht, përmes dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kërkoi largimin e saj.

Një kërkesë e cila u refuzua kategorikisht, pasi rrezikonte të hapte një precedent të paregjistruar më parë. Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR do të jetë në partneritet me një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës për vëzhgimin dhe lëshimin e një deklarate paraprake mbi gjetjet dhe përfundimet në ditën pas zgjedhjeve.

SHKARKO APP