OSBE/ODIHR, konferencë në orën 15:00 për 30 qershorin
Zyra e OSBE/ODIHR në Tiranë njofton se sot në orën 15:00 do të japë një konferencë për mediat lidhur me votimet e 30 qershorit.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri do të paraqesin gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake në një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet ditën e sotme, në orën 15:00, tek Hotel Tirana International. Gazetarët janë të lutur të paraqesin dokumentin apo kredencialet e mediave që përfaqësojnë. Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, do të japë një deklaratë për gjetjet paraprake të misionit dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende dhe është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet vendore të 30 qershorit”,- thuhet në njoftimin e zyrës së OSBE në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

