OSBE: Për të bërë drejtësi, duhet dëgjuar zëri qytetar

Në forumin e radhës për sistemin e drejtësisë, në praninë e ekspertëve, OSBE kërkoi që për të bërë një reformë të pranueshme, duhet me patjetër dëgjimi i zërit qytetar. Konsultimi me publikun kursen kohë tha numri dy i prezencës së OSBE, Robert Wilton.

“Demokracia me pjesemarrje i kthen te drejtat e qytetareve në realitet . Gjithashtu,  e ben reformen me te forte. Reforma e forte bazohet ne me shume se thjeshte interesat e politikaneve. Ajo ka nevoje per ekspertizen e profesionisteve , per personat qe japin mesim dhe praktikojne drejtesine  por edhe per ekspertizen e atyre qe e zbatojne ate. Mbi te gjitha,  ka nevoje per zerat e qytetareve te cilet do e ndjejne veprimin e saj dite pas dite. Konsultimi me publikun kursen kohe. Nese nuk gjeni kohe per ta bere sakte heren e pare, ku do te gjeni kohe ta beni serish", tha ai.

Sesioni i radhës i konsultimit me ekspertë u mbajt në auditoret e universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ku të pranishëm ishin studentë të fakultetit të drejtësisë.

SHKARKO APP