OSBE: Përshkallëzimi i dhunës përbën shkelje të parimeve demokratike
OSBE i bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje, duke dënuar aktet e dhunës ndaj kryeministrisë. Në reagim shkruhet se përshkallëzimi i dhunës është shkelje e parimeve të protestës demokratike e paqësore.
“Bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.
Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”, thotë OSBE.
KOHA JONË SONDAZH

