OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve të ABC News

 

Dunja Mijatovic, zyrtarja më e lartë për lirinë e mediave në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Europë, ka ndarë në Twitter shqetësimin mbi dhunimin e gazetarëve dhe operatorit të Abc News, mesditën e sotme në Tiranë. Zonja Mijatovic e cila punon në OSBE për të siguruar e garantuar një media sa më të lirë në vendet anëtare të BE, është informuar e ka ndjekur me shqetësim raportimet e mediave për ngjarjen skandaloze, ku dy gazetarë dhe një kameraman i Abc News u dhunuan në mënyrë të turpshme përpara amienteve të komisariatit nr. 4 nga shefi i tij, Fatmir Lleshi.

Me shpërndarjen e lajmit në faqen e saj me mijëra ndjekës, zonja Mijatovic duket se ka dashur të vendosë në përgjegjësi autoritetet Shqiptare të cilët duhet të garantojnë dhe resepktojnë lirinë e medias në Shqipëri.

SHKARKO APP