OSBE vëzhgon procesin e votimit në Pogradec

OSBE po vëzhgon procesin e votimit në qytetin e Pogradecit.

3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike.

Për herë të parë në këto zgjedhje votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?