OSHEE bën bilancin, Çela: Ulëm humbjet dhe rritëm arkëtimet, këtë vit s’ka ulje tarifash

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e ka mbyllur me një bilanc pozitiv prej 4 miliard lekësh vitin 2018, ndërkohë që niveli i humbjeve në rrjet u përmirësua me 2.45% në krahasim me një vit më parë, duke u regjistruar në 23.96%.

Ndërkaq, në një dalje për mediat administratori, Adrian Çela bëri publik dhe planin e ri për reduktimin e humbjeve deri në vitin 2021.

Ndërkaq, referuar tarifave për abonentët, Çela deklaroi se për vitin 2019 nuk parashikohet një ulje e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që, sa i takon metodologjisë së sistemit të tarifimit, ku leximi i matësit parashikohet të bëhet 1 herë në 3 muaj, administrator tha se vendimi i takon Entit Rregullator të Energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për vitin 2019 plani i investimeve të OSHEE arrin në 8.5 milion lekë apo 1.2 miliard lekë më shumë në krahasim me vitin që sapo lamë pas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?