OSHEE: Brovinës iu zbulua shkelja me 2300 KW në muaj

Në reagimin e saj Operatori i Shpёrndarjes sё Energjisё Elektrike deklaron se humbjet e konstatura  nga ana e grupit të punës të Njesisë Tirana 2 ndodhen brenda ndertesës së abonentit Bujar Brovina, në këtë rast kemi të bëjmë me vjedhje të energjise elektrike dhe abuzimi fillon qe nga kerkesa per fuqinë ne automatin e instaluar.

Sipas OSHEE-së, nga dy kontrata në banesës e Brovinës ka një abuzim prej 500 kw në muaj dhe 1800 kw në muaj.

Prej thuajse njё jave, Operatori i Shpёrndarjes sё Energjisё Elektrike ka arritur tё identifikojё me sukses mijёra raste tё lidhjeve tё paligjshme tё energjisё elektrike, Ndёrkohё qё falё bashkёpunimit me Policinё e Shtetit, vjedhёsit e energjisё janё ndaluar dhe ndaj tyre janё ndёrmarrё tё gjitha hapat ligjore qё pёrcakton Kodi Penal i Republikёs sё Shqipёrisё.
 
Jashtё kёtij operacioni nuk kanё mbetur as njё pjesё e vet punonjёsve tё OSHEE-sё. Nё çdo rast, kur ёshtё provuar se njё punonjёs i operatorit ka qenё i pёrfshirё nё lidhjen e jashtёligjshme tё energjisё, ligji dhe Policia e Shtetit ka vepruar dhe mbi ta. 

 
Por, ёshtё pёr tё ardhur keq qё OSHEE-ja duhet tё pёrballet jo vetёm me ata individё qё kryejnё kundravajtje penale dhe shkelin ligjin, por edhe me eksponentё tё opozitёs, tё cilёt marrin politikisht nё mbrojtje, pikёrisht shkelёsit e ligjit.
 
I tillё ёshtё rasti i bёrё publik nga deputeti i Partisё Demokratike Keltis Kruja, i cili merr nё mbrojtje njё tjetёr eksponent tё Partisё Demokratike, zotin Brovina, i ndaluar nga Policia e Shtetit, pёr vjedhje tё energjisё elektrike.
 
Si detyrim ndaj opinionit publik dhe nё shёrbim tё transparencёs, dёshirojmё tё sqarojmё se nё objektin nё pronёsi tё zotit Brovina, janё konstatuar një seri shkeljesh që faktojnë vjedhjen dhe abuzimin me energjinë elektrike nga ana e tij. 
 
Në të katër kontratat fuqia e kërkuar është më e vogël se fuqia e instaluar reale. Kjo duket edhe në ndryshimin e automatëve të vendosur ose në mungesën e tyre, pasi disa nuk kishin Target dhe disa nuk ekzistonin fare. Kjo sjell një dëm ekonomik sepse Brovina nuk ka paguar fuqinë reale që merr nga rrjeti i shpërndarjes”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Në vijim sqarohet se në kontratën E-106130 (Privat Tre Fazor ) në Objektin e Shtetasit  Bujar Brovina, pas testimit të bere nga Laboratori 3G, matësi ka dalë jashtë klasit, pra nuk bën matje të rregullt.

“Kontrata me Nr: E-116074 (Familjar Tre Fazor ). Fuqia e kerkuar ishte 6 kw, ndërsa e Instaluar 4 kw dhe ne baze të verifikimit ne vend, Fuqia reale e Instaluar nuk mund të përcaktohej pasi të dhënat e Automatit ishin fshire. Faturimi i kesaj Kontrate  prej janarit 2007 deri në Qershor 2014 rezulton 0, nderkohe qe banesa ka konsumuar energji elektrike. Theksojme se eshte hequr qellimisht per te abuzuar ne marrjen e energjisë. 
 
Kontrata E-98113 (Familjar Tre Fazor )  rezultoi se Fuqine e kerkuar ne Automat e kishte 6 kw dhe fuqinë e instaluar reale  9 kw.
 
Kontrata E-634781 (Familjare 1 Fazor) ne emer te abonentit Gertian Brovina, djalit të Bujar Brovinës, (në të njëjtin objekt banimi), faturohej me vlerë të ulët.
 
Theksojmë se të dyja  Kontratat  E-98113/ E-116074 , kishin një Automat të përbashket i cili ishte me Fuqi 160 (A) i vendosur ne Kabine. Ai sherben ne marrjen e nje fuqie më të madhe Amperazhi, nga ajo qe abonenti Brovina ka kerkuar ne menyre zyrtare.
 
Grupi i punes i ngritur nga Njesia Tirana 2 shkoi ne objekt dhe beri matjet paraprake në dt. 29.10.2014 . Pasi u bene matjet nga kabullat furnizues te kabines ne matesat perkates  u konstatua se:
 
Nje nga kabllot tre-fazore hynte ne banesen e  abonentit Bujar Brovina dhe dilte ne pjesen e pasme te objektit. Nga dalja e transformatorit furnizues nga kabina  kabllo kishte ngjyrë të zezë dhe shtrihej deri te muri i objektit pronë e Brovinës. Por brenda ne objekt ky kabllo i zi është prerë dhe është xhuntuar me nje kabllo, i cili është ngjyre blu. 
 
Theksojme se sipas ligjit kabllot furnizues nga kabina deri ne hyrje te matesit duhet te panderpre dhe te dukshem. Por ne rastin konkret u konstatua si me poshte: Ne kete objekt hyjne tre faze dhe dilte vetëm një faze në krah te boksit  monofaze, te nastruara. E gjithe skema eshte fotografuar  nga Ekspertet e Policise së Komisariatit numer 1.
 
Humbjet e konstatura  nga ana e grupit te punes te Njesise Tirana 2 ndodhen brenda nderteses se abonentit Bujar Brovina. Në këtë rast kemi të bëjmë me vjedhje të energjise elektrike dhe abuzimi fillon qe nga kerkesa per fuqinë ne automatin e instaluar.
 
Duke parë këtë situatë është dhënë  urdhri  për nxjerrjen e matësave në ambiente të dukshme jashtë objektit të abonentit Bujar Brovina, të cilët do të mbahen nën mbikqyrjen e punonjësve për matjen që do të kryejnë në vazhdimësi.
 
Nga kontrolli i ushtruar në sistemin e matësave brenda kushteve teknike rezulton se :
 
Kontrata E-98113 ka nje abuzim prej 500 kw ne muaj.
 
E-226390 rezulton me abuzime me nje diferencë prej 1800 kw në muaj.
 
Keto perllogaritje jane bere nga kontrolli 24  ore i mbajtur nën vezhgim me Proces-Verbal. 
 
Tё gjitha kёto shkelje, tё pёrfshira edhe nё proces-verbalet e dorёzuara pranё organevehetimore, faktojnё vjedhjen e energjisё elektrike qё abonenti Bujar Brovina kryente, nё kundёrshtim flagrant tё ligjit”, thuhet në reagimin e OSHEE

SHKARKO APP