OSHEE: Jemi 24 orë në shërbim të të prekurve nga tërmeti

Tërmeti që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit kaloi me shumë pasoja. Deri më tani 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 900 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së banesave të tyre si pasojë e tërmetit.

Të gjithë janë mobilizuar dhe solidarizuar për situatën e krijuar. Përveç vendeve të huaja që na kanë ofruar ndihmën e tyre edhe forcat emergjencave civile, ushtria dhe shumë vullnetarë të vendit janë vendosur në dispozicion të vendeve që janë prekur më së shumti nga tërmetit.

Me anë të një njoftimi OSHEE (Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike) është shprehur se ky institucion është vendosur në dispozicion të plotë të zonave të prekura. Duke ndihmuar me shpërndarjen e energjisë elektrike, duke garantuar baza materiale dhe mjete transporti për çdo nevojë që mund të shfaqet.

Njoftimi i plotë

“1500 punonjës, shërbim 24 orë?

Gatishmëria, staf shtesë dhe bazë materiale në zonat e prekura
OSHEE ka vendosur në gatishmëri 24 orë rreth 1500 punonjës në zonat e prekura #Durrës #FushëKrujë #Vorë #Laç, të shpërndarë në linja dhe stacione 35kV, kabina dhe fidera.

Është shtuar personeli, garantuar baza materiale dhe mjetet e transportit për çdo nevojë, jo vetëm për mirëmenaxhim të shjetit ⚡ shpërndarës të OSHEE, por edhe në shërbim të qendrave akomoduese për përballimin e situatës të krizës nga tërmetit ✔”, shkruhet në faqen e “Facebook”, OSHEE.

SHKARKO APP