OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm, ndërprerje e energjisë në disa zona të Tiranës
Ditën e sotme OSHEE Tiranë ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të qarkut. Sipas njoftimit thuhet se do të stakohet energjia elektrike në Valias, Fushë Mëzez, Domje, Breg Lumi dhe Çekrezë.
Ndërprerja e energjisë do të bëhet për shkak të ndërhyrjes në mirëmbajtjen e rrjetit.
Njoftimi i OSHEE:
Stakim, 28 shtator. Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shtator do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Mëzez dhe NST Valias. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë;
09:00-13:00 -Pjesërisht: Zona Fushë Mëzez, ish-rruga “Ura”, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas
09:00-15:00- Pjesërisht: Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerekë,Tapizè Laknas, Valias, Frutikultura Kamez, Çekrezë, Kasallë.