OSHEE jep njoftimin: Nesër do të ndërpritet pjesërisht energjia në këto zona në kryeqytet

Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët në Tiranë se, për shkak të rikonstruksionit të kabinave ditën e nesërme, do të ketë ndërprerje të enegjisë elektrike.

Në njoftimin e OSHE thuhet se energjia do të ndërpritet pjesërisht në këto zona: Rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.

Njoftimi i OSHEE
Stakim, 8 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 8 korrik gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?