OSHEE jep njoftimin për nesër: Ja ku do të ndërpritet energjia elektrike
Gjatë ditës së nesërme në disa zona në kryeqytet, do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës.
OSHEE njofton se bëhet fjalë për Rrugën Kamëz-Valias, Kasall, Rruga “Sami Frashëri”, Rrugën ”Shefqet Ndroqi dhe në Rrugën dytësore Tiranë– Vorë.
Njoftimii i OSHEE
Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 27 korrik
Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës, në datën 27 korrik do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky investim
09:00-15:00
Rruga Kamëz-Valias, Kasall. Rruga “Sami Frashëri”
09:00-15:00 dhe 13:00-17:00
Rruga dytësore Tiranë– Vorë
15:00- 19:00
Rruga ”Shefqet Ndroqi”