OSHEE kundërshton Eurostatin: Ju s’dini të bëni llogari

Një ditë më parë, Eurostat publikoi disa të dhëna shqetësuese në lidhje me çmimin e energjisë që paguajnë shqiptarët krahasuar me qytetarët e vendeve të rajonit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, të cilat gjetën mjaft hapësirë në median shqiptare, banorët e Shqipërisë e paguanin energjinë elektrike më shtrenjtë se shumica dërrmuese e shteteve të Ballkanit (përvecc Malit të Zi.

Çmimi i energjisë elektrike sipas Eurostat
Mali i Zi 10 E/100Këh

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria 8.6 E/100 Këh

Swiss Digital Mobile Reklama

Bosnja 8.4 E/100 Këh (me te dhënat e vitit 2016)

Maqedonia 8.1 E/100 Këh

Serbia 7 E/100 Këh

Kosova 6.5 E/100 Këh.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe OSHEE, e cila thotë se Eurostat e ka bërë gabim përllogaritjen.

Reagimi i OSHEE

Çmimi i energjisë për Shqipërinë është 1140 lek/ 100Këh ose 11.4 lek/këh.

Ky është çmimi mesatar e shitjes së energjisë ku përfshihen familjaret (Householder) me 9.5 lek / 100Këh (55% te energjisë së shitur) dhe jo familjaret (non-householder) me çmim që varion sipas nivelit të tensionit nga 9.5 lek – 14 lek/këh. Në këto kushte çmimi mesatar i shitjes së energjisë për kategorinë Householder ( familjarë) është 950 lek / 100 Këh ose 7.1 Eu/ 100 Këh. Me këtë çmim renditja është:

Mali i Zi 10 E/100Këh

Bosnja 8.4 E/100 Këh (me te dhenat e vitit)

Maqedonia 8.1 E/100 Këh

Shqipëria 7.1 E/100 Këh

Serbia 7.0 E/100 Këh

Kosova 6.5 E/100 Këh

Sipas pretendimit të OSHEE sipas kësaj renditje Shqipëria ka çmimin më të lirë të energjisë në Rajon për konsumatorët familjarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?