OSHEE me njoftim zyrtar: Përmirësohet situata në 80% të vendit, problem mbetet Dibra

Moti i keq, shoqëruar me reshje shiu, stuhi ere dhe dëbore ka sjellë pasoja në rrjetin elektrik.

Probleme janë shfaqur sidomos në zonat rurale. Sakaq, OSHEE, njofton se deri më tani janë shfaqur afro 95 defekte në zonat e thella, ku me rënia e dendur e dëborës dhe shpejtësia e erës deri në 150 km, ka shkaktuar defekte në linjat e tensionit të mesëm e të ulët.

Njoftimi i OSHEE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Moti i keq, shoqeruar me reshje shiu, sturi ere dhe debore, ka sjelle pasoja ne rrjetin elektrik, sidomos gjate nates, duke u gdhire dita e sotme.
Probleme jane shfaqur ne zonat rurale, te cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatesi dhjeta km.

Swiss Digital Mobile Reklama

Afro 95 e defekteve jane shfaqur ne fshatra, zona te thella, ku me renien e debores dhe shpejtesine e eres deri ne 150 km, kane sjelle defekte ne linjat te tensionit te mesem dhe te ulet.

Nga raportimi i ores 12:00 rezulton se kemi permiresim ne te gjitha rajonet e vendit, ne masen 80% dhe rikuperim te defekteve brenda 2 oresh me normalizmin e motit.

Problem mbeten rajoni i Dibres ku ne disa zona debora arrin 60 cm dhe ne Vlore prej stuhise me ere te forte, etj.

Brigadat e OSSH ndodhen ne gatishmeri te plote prej me shume se 3 ditesh, dhe puna eshte organizuar duke perforcuar zonat e caktuara me stafe shtese dhe baze materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?