Osmani dhe Kurti takohen me sekretarin Blinken, presidentja tregon se për çfarë biseduan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se çfarë është folur në takimin mes saj, kryeministrit Albin Kurtit dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani e Kurti u takuan me Sekretarin Blinken në Uashington, ku së bashku po marrin pjesë në varrimin e Madeliene Albright.

”Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?