Osmani e Kurti homazhe në Prekaz për 109 vjetorin e Pavarësisë: Përulemi para atyre që sakrifikuan për liri e bashkim

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, dhe kabineti qeveritar mëngjesin e sotëm, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit. Osmani tha se nderuan sakrificën e brezave të shumtë që frymoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

“Sot e filluam ditën te komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari për të nderuar sakrificën e tyre. 28 nëntori përveç simbolikës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe rëndësisë historike të ngritjes së flamurit, është edhe data kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe datë dalja e UÇK dhe të gjitha këto i japin kuptim më të madh festave të nëntorit. Duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë, i uroj shqiptarët gjithandej për këtë festë tonën të përbashkët duke shpresuar që një ardhme e ndritur e pret Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë”, tha Osmani.

Kryeministri Albin Kurti tha se 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar.

“Unë i bashkëngjitëm urimit të presidentes. 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptarë. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbushë e gëzim, por edhe përgjegjësi, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”.

SHKARKO APP