Osmani: Jo agjendë për Kosovën, Maqedonia e donte pa kushte në KiE siç kaloi në Asamble
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nuk e ka lëshuar Kosovën teksa ka mbajtur fjalën e tij në komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Ky ishte një rast i munguar për të patur mes nesh një shtet si Kosova dhe që e meriton tha Osmani.
“Është e një rëndësie të madhe që ne të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona.
Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht e kemi mbështetur ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që rekomandon Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.
Besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”.