Osmani kërkoi traktat mbrojtjeje Shqipëri-Kosovë, Presidenti Begaj: Vendosin Kuvendet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin që pati me holomogun nga Shqipëria, tha se dy vendet duke parë edhe rikthikimin e gjuhës së luftës nga ana e Serbisë, duhet që të nënshkruajë një traktat mbrojtje.
Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se do të punojë intensivisht për të çuar përpara kërkesën e homologes Osmani. Ai shton edhe se për këtë çështje do jenë Kuvendet e dy vendeve që do të vendosin.
“Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojë, por mendoj se Kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon”.