OSSH redukton me 90% avaritë nga moti i keq

Brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes-OSSH, prej 10 orësh ndodhen në gjendje gatishmërie për shkak të kushteve të motit, i cili ndikoi në disa akse të sistemit shpërndarës kryesisht në ultësirën perëndimore, si Kavajë, Fier Vlorë (probleme kishte edhe në Krujë, Tiranë fshatra). Situata paraqitet 90% e përmirësuar falë punimeve të realizuara gjatë natës dhe mëngjesit. Të gjitha linjat 35 kV, N/Stacionet si dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët ndodhen në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?