OSSHE: Në 11-13 mars në këto zona të kryeqytetit do ndërpritet energjia për shkak të punimeve

OSSHE ka njoftuar të gjithë konsumatorët se gjatë ditëve në vijim do të kryej punime për rikonstruksionin e kabinave, të cilat do të rezultojnë në ndërprerje energjie prej disa orësh.

Janë tre zona të kryeqytetit, të cilat do të përfshihen.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 11-13 mars do të punohet në disa kabina në kryeqytet,  e për pasojë do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

11 mars

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano”, “Rruga e Dibrës”,  prane shkollës “Bajram Curri”, “Tefta Tashko Koço”,  pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Hysen Xhura”

12 mars

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Imer Ndregjoni”,  pranë  ish-shkollës së Bashkuar, “Pjetër Budi”

13 mars

09:00-15:00

Pjesërisht rruga e Farkës

SHKARKO APP