OST, 100 milionë lekë dëm buxhetit, në një tender modest
Artikull nga Gazeta Mapo:
Gazeta Mapo ju sjell një shembull konkret, se si institucionet e rilindjes abuzojnë me buxhetin, duke i shkaktuar dëme shtetit.
Bëhet një tender për veshjen e punonjësve të OST. Marrin pjesë disa konkurentë.
Mes tyre, edhe Univers Promotion, një prej kompanive më me përvojë në treg në këtë fushë. Mbi 20 vite.
Po duke e ditur se kriteret dhe menyrat e vlerësimit të institucioneve janë thellësisht subjektive, dhe shpesh të paracaktuara, ku fituesi dihet pa nisur gara, Univers Promotion, konkuroi edhe me çmim.
U fut në këtë garë, me ofertën më të ulët, me 200 milionë lekë të vjetra.
Mirëpo, OST, ka vendosur të nxjerrë në krye, një operator, që jo vetëm nuk ka cv dhe eksperiencën e Universit, por ka edhe ofertën 100 milionë lekë më të lartë.
OST nuk merr parasysh as ankesën zyrtare.
Dhe vijon i qendron vendimit.
Duke i bërë dëm shtetit, 100 milionë lekë.
Ky është një rast, një shembull për një procedurë modeste, në krahasim me miliona euro që ka dorovitur kjo kompani në këto vite.
Kur marzhi i dëmit dhe abuzimit në një tender të vogël, është 100 milionë lekë, përfytyroni sa është, me 12 milionë euro.
Në vijim, gazeta Mapo, do të sjellë të dhëna dhe fakte të tjera rreth shkeljeve në këtë institucion.