Pa asnjë ndihmë pas tërmetit, katër anëtarë të familjes Uku jetojnë në një dhomë të shkatërruar

Kjo është e vetmja strehë e katër anëtarëve të familjes Uku në fshatin Stermas të komunës Petrelë.

E zonja e shtëpisë tregon se ajo me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj 6 dhe 11 vjeç jetojnë në një dhomë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Mundësi për shtëpi nuk kam, e frikshme është.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjollca, 37-vjeçe, thotë se që pas tërmetit askush nuk u interesua për familjen e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fare, nuk ka ardhur njeri.”

Thotë se ka frikë se mos një tërmet tjetër i zë brenda pasi shtëpia është e dobët.

Kërkon nga shteti ndërtimin e një shtëpie pasi vetë nuk kanë mundësi.

“Vetëm për këta fëmijë, janë të vegjël. Të paktën të kenë shtëpi.”

Familja Uku jeton me 200 mijë lekë të ardhura nga puna e kryefamiljarit si roje në një subjekt privat dhe siç tregon e zonja e shtëpisë, të ardhurat që marrin nuk u dalin as për tu ushqyer ndaj dhe kërkon ndihmë nga shteti. /Ora News

Pa asnjë ndihmë pas tërmetit, katër anëtarë të familjes Uku jetojnë në një dhomë të shkatërruar

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?