Pa autorizim dhe i dehur, arrestohet shoferi 36-vjeçar në Durrës
Një 36- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi po drejtonte një automjet pa autorizimin përkatës pë drejtim mjeti dhe në gjendje të dehur.
F.K, drejtonte një automjet tip ”Volvo” dhe pasi u ndalua u konstatua se ai ishte i dehur në masën 1.09 mg/ litër.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës
Arrestohet në flagrancë një 36 vjeçar në gjëndje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, arrestuan në flagrancë shtetasin F.K.,36 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjëndje të dehur në masën 1.09 mg/litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjëndje të dehur”.