Pa drita dhe ngrohje, Qendra e të Moshuarve në Bulqizë kushte skandaloze
Konsiderohet Qendër Ditore e të Moshuarve por kushtet në ambientin ku qëndrojnë pensionistët në Bulqizë janë të mjerueshme. Vetëm mure, disa karrige dhe një sobë që më së shumti është e fikur.
Të pyetur nga TV Bulqiza, zotërinjtë e moshuar shprehen se qeveria nuk ka bërë asgjë për t’iu siguruar kushtet më minimale; drita, ngrohje dhe tualete, për të mos folur për çaj apo kafe.
“Ma mizerabël nuk ka. Dru nuk patëm! Dhe kërkojnë ata (qeveritarët) të bëjnë vettingun për minatorët. Ç’është ky skandal? Kjo është e tmerrshme”, shprehet njëri prej zotërinjve, i cili ka punuar në minierë për vite me radhë por merr pension modest.
“Vijnë na kërkojnë votën (politikanët) në zgjedhje dhe ikin, nuk na shohin më. Këtu është si në burg”, shprehet një tjetër zotëri.

KOHA JONË SONDAZH

