Pa kollare dhe me një gotë verë, Vuçiç në restorant: Në pritje të miqëve Rama dhe Kovaçevski
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka postuar një foto ndryshe në Instagram teksa shfaqet në një lokal, duke pritur kryeministrin Edi Rama dhe kryemionistrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçeski. Vuçiç shfaqet me një gotë verë në dorë në pritje të miqëve.
“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.
I pranishëm në konferencën “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Edi Rama tha nga Beogradi se është e nevojshme të rajonizohen tregjet sa i takon energjisë.
View this post on Instagram