Pa mandat si deputet, Salianji: Nga burgu politik do jem tmerri i atyre që mendojnë se do të më mbyllin gojën

Në llogarinë e Facebook-ut të Ervin Salianji është komentuar veprimi i kryeparlamentares Elisa Spiropali, që njoftoi heqjen e mandatit të tij si deputet. I ndodhur në burgun e Fierit, në postim Salianji nënvizon se edhe nga nga burgu politik do të jetë tmerri i atyre që mendojnë se do ti mbyllin gojën.

”Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve!

Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon”,-shkruan Salianji në Facebook.

SHKARKO APP