Pa maska dhe pa distancë/Shoqërohen 4 sirianë në Sarandë
Në kuadër të masave kundër parandalimit të koronavirusit, Policia e Sarandës ka shoqëruar 4 shtetas sirianë në Parkun e qytetit të Sarandës. Ata mendohet se kanë hyrë ilegalisht nga kufiri grek dhe përveç kësaj, ishin ndalur në parkun e qytetit duke mos respektuar rregullat për mbrojten nga koronavirusi. Sirianët ishin afruar të gjithë pranë një stoli në park, pa distancë dhe pa maska mbrojtëse. Një efektiv i pajisur me maskë është afruar pranë tyre duke i komunikuar edhe masën ndaj tyre!