Pa maska mbrojtëse në rrugë dhe automjete, 863 të gjobitur në të gjithë vendin

Sipas Policisë 763 qytetarë janë evidentuar pa maska mbrojtëse në rrugë, ndërsa 100 të tjera pa maska në automjete dhe transport publik. 3 qytetarë, që kanë lëvizur pas orës policore, 20:00 janë ndëshkuar me 10.000 lekë gjobë. Policia bën thirrje për respektimin e masave anti-covid, mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe ruajtjen e distancës fizike.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 763 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 100 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

SHKARKO APP