Pa maska në rrugë, 706 qytetarë marrin gjoba

Gjobat për qytetarët që e kanë shkelur këtë akt normativ, 3000 lekë për shkelësit në herën e parë dhe 5000 lekë për përsëritësit, sa vijnë dhe bëhen më të shpeshta. 706 qytetarë janë konstatuar pa maska në 24 orët e fundit e si rrjedhojë janë ndëshkuar me masën administrative përkatëse.

Sipas Policisë së Shtetit, gjashtë shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin identifikues janë shoqëruar në komisariat të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”,-thekson Policia e Shtetit.

Për më tepër, Policia apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me Covid-19. ”Pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me Covid-19”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP