Pa maska në rrugë, 7877 gjoba prej 15 tetorit në Tiranë

Nëse del nga shtëpia pa maskë, merr gjobë. 7877 qytetarë janë gjobitur nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake nga 15-27 tetor. Po nëse pjesa më e madhe e kryeqytetasve e kanë një maskë, distancë thuajse nuk mbahet masivisht.

Nëpër banka, radha pritet thuajse ngjitur me njeri tjetrin. Urbanët janë të stërmbushur në orare të caktuara të ditës. Lëvizja në grupe ndodh edhe në rrugë.

Ekspertët e shëndetësisë këshillojnë që mbajtja e një maske duhet të shoqërohet me distancën e duhur fizike, po në një kohë kur kurba e infektimeve lajmeron një valë të dytë, qytetarët nuk i shmangen ende grumbullimeve. E në këtë mes i vetmi i fituar nga pakujdesia është virusi.

SHKARKO APP