Pa maska në rrugë, gjoba për 1267 qytetarë

Gjatë fundjavës, Policia e Shtetit bën me dije se ka ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1267 qytetarë. Nga ana tjetër, ndëshkohet me 1.000.000 lekë një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Masë administrative edhe për 18 shtetas, që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?