Pa maska në rrugë, gjoba për 984 qytetarë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vendosur 829 gjoba me vlerë 30 mijë lekë të vjetra ndaj qytetarëve të cilët janë konstatuar pa maska mbrojtëse në rrugë.

Janë gjobitur edhe 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Administratori i një lokali u gjobit me 10 milionë Lekë të vjetra pasi nuk respektonte protokollet anti-covid në biznes. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 12 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

SHKARKO APP