Pa maska në rrugë, ndëshkohen me gjobë 666 qytetarë
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Po gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë.