Pa maska në rrugë, Policia gjobit 431 qytetarë
Policia e Shtetit gjatë 24-orëve të fundit, kanë ndëshkuar me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk zbatuan masat anti-covid. Strukturat e Policisë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 415 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Nga ana tjetër, 6 shtetas nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Shërbimet e Policisë kanë evidentuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin nga subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.