Pa maska në rrugë. Policia me ”dorë të hekurt”, vë 769 gjoba në 24 orë
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, gjobat për mos vënien e maskës në rrugë nga qytetarët nuk kanë munguar. Policia e Shtetit bën me dije se në 24 orët e fundit, janë vendosur 769 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila. Kurse nga ana tjetër, policia informon se janë shoqëruar 22 shtetas pasi janë grumbulluar në tubime të paligjshme. Këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me masën administrative 3000 lekë secili.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
Policia fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë dhe të raportojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
”Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me Covid-19. Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”,-thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1136892690078561/