Pa sulmeve kibernetike, kreu i Policisë turke sjell servera në Shqipëri
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Mehmet Aktaş, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë këtë të martë, ku ka sjellë edhe dhurata për Policinë Shqiptare.
Mësohet se ai ka dhuruar edhe servera dhe pajisje për integrimin e disa prej programeve të Policisë së Shtetit dhe ruajtjen e të dhënave të tyre. Aktaş është pritur në një takim “kokë më kokë” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.
Donacioni i dhuruar nga Policia turke vjen pas shumë donacioneve të tjera të akorduara për Policinë e Shtetit, donacione që përfshijnë automjete, pajisje logjistike dhe uniforma, kryesisht për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe në shumë trajnime e module arsimore të ofruara nga Policia turke për Policinë shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

