Pa zhurmat e luftës, afganët shijojnë qetësinë në “Qyteti Studenti”
457 afganë kanë mbërritur në Shqipëri përmes 5 fluturimeve. Afganët kanë harruar tmerrin në vendin e tyre dhe mjaft të qetë qëndrojnë në oborrin e godinës së “Qytet Studentit”. Duket se rreth godinës është vendosur një shirit nga policia, por megjithatë kjo nuk i ka penguar fëmijët të luajnë dhe të shijojnë pasditen e tyre të dytë në vendin tonë. Në ditët në vijim pritet që Shqipëria të presë ë tjerë afganë të cilëve u është ofruar statusi i mbrojtjes së përkohshme.