Pacientët, me çarçafë nga shtëpia në spital

 

Kjo situate ka rreth një muaj qe është prezente ne te gjitha repartet e spitaleve te QSUT.

Madje kur nevojitet qe ndërrimi i çarçafëve te behet me shume se dy here ne jave, duhet firma e shefit te pavionit.

Familjaret e pacientet ankohen për kete shërbim, duke shprehur friken nga sëmundjet bakteriologjike qe mund te marrin.

Jashtë kamerës mjeket shprehen se higjiena, sidomos tek reparti i kirurgjisë, është shume e nevojshme, dhe se reduktimi i shpenzimeve per kete shërbim përben nje skandal, pasi pacientet janë te detyruar te marrin çarçafët nga shtëpia.

Procesi i prokurimit per këtë shërbim është hapur qe ne dhjetor te 2014, por tenderi ka dështuar disa here.

Te pyetur nga Vizion Plus, përfaqësues te drejtorisë se QSUT-se, thonë se megjithëse ka mbaruar afati, tenderi i lavanterise ne baze te marrëveshjes se kontratës është shtyre, derisa te vij nje firme tjetër.

Te gjitha shërbimet ne qendrën spitalore nga parkimi, e deri tek furnizimi me pajisje e medikamente është dhëne me prokurim publik.

SHKARKO APP