Pacienti flet nga brenda “Shefqet Ndroqit”: Nuk më bëjnë asgjë! Vajzat e dëshpëruara: Po na vdesin prindërit
Të dëshpëruara, të pashpresa, dhe të revoltuara, dy motra të cilat kanë ardhur me urgjencë nga Franca, kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Në një prononcim për gazetaren e FaxNews, Fiona Çela, ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë dhe 2 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë mjekësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjekëve.
“Jam tu vdek, kam lënë 4 fëmijët rrugëve, nëse duan lekë të dalin dhe të thonë këtu. Babai im i ka dhënë votën Edi Ramës, dhe ja ku po vrasin. Ka tre ditë baba im këtu, ka 2 ditë nëna ime këtu, për çfarë e bëjnë, duan lekë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk na lënë që të komunikojnë as me telefon.
Të vijë kryeministri këtu, i kanë lënë prindërit si qen, babi ka temperaturë, është shumë i lodhur dhe nuk u shkon doktor, nuk u shkon njeri. Kemi 20 vite që jetojmë në Francë dhe kurrë nuk e kemi parë këtë situatë që është këtu, kur të më vdes baba mua do më japin informacion, a është shtet ku o gocë.
Të më japin informacion për prindërit, do marr ambasadën franceze, janë të gjithë kurva këtu, nuk mendojnë se kanë prindër vetë, nuk del njeri të më thojë as gjendjen. Nuk i kanë bërë një serum babës sim, ia paguaj vetë ilaçet. Shkojnë rrinë nëpër kafe, tallin bythën, i lënë aty të vdesin.
Do lekë, do jap edhe lekë, vetëm më shpëtoni prindërit, janë mjekët më të degjeneruar në botë, si nuk më jep një njeri përgjigje, kush i përgjigjet babaës sim, nuk e di nëse i ka marrë apo jo ushqimet”, shprehet një prej motrave.
Ndërkohë që në një bisedë përmes rrjeteve sociale trasnmetuar ekskluzivisht në Fax news, babai i cili është brenda spitalit shprehet se askush nuk kujdeset për ta, dhe që nuk iu është bërë asnjë vizitë.
Ai dëgjohet duke rënkuar nga dhimbjet që ndien, ndërsa shton se askush nuk po kujdeset për ta.
“Vijnë vërdallë dhe asnjë gjë nuk bëjnë, nuk shkoj dot në banjo, më thahet goja. Vinë e pyesin dhe ikin. Sa vete në banjo nuk dal dot. Obobo, o nënë o xhane o. Ik o ik se nuk flas dot”, shprehet i moshuari.