Pacienti humbi jetën pasi ambulanca u përplas nga kamioni, arrestohen 2 shoferët e mjeteve
Policia Rrugore e Fierit ka arrestuar shoferët e autoambulancës dhe të kamionit që një ditë më parë u përfshi në aksident në aksin Lushnje-Fier, ku humbi jetën pacienti 77 vjeç, i cili po transportohej në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se shoferët L.Gj. 31 vjeç dhe F.R. 54 vjeç akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mësohet se si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve, mbeti i vdekur në vend 77-vjeçari Dashamir Koçaj i cili ishte pacient në autoambulancë dhe po transportohej për mjekim nga Vlora në Tiranë.
Po ashtu nga përplasja janë dëmtuar shoferi i ambulancës, infermieri dhe vajzat e pacientit që ndërroi jetë.
Kamioni kishte hyrë në parakalim pranë sheshpushimit në Savër duke dashur të dalë përpara ambulancës, por nuk ia ka arritur të shmangë përplasjen.
KOHA JONË SONDAZH

