Pacienti me Covid-19 përshëndet me dorë familjarët para se të futet në spital

Një fragment sa i dhimbshëm aq edhe shpresëdhënës është fotografuar sot në ambientet e Shefqet Ndroqit.

Një pacient sëmurë me koronavirus është transferuar mesditën e sotme nga Spitali Infektiv drejt Sanatoriumit, i cili është tashmë spitali COVID 2.

Pacienti, rreth 65 vjeç ishte i vetëdijshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse me karrocë dhe i lidhur me aparaturën e oksigjenit ai ka përshëndetur familjarët nga larg me dorë dhe më pas është hipur në ambulancë. Sipas bluzave të bardha, pacienti është në gjendje stabile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?