Pacientja nga Shkodra me COVID-19 u infektua në Tiranë

Pacientja nga Shkodra, e cila u konfirmua me koronavirus prej tre javësh ndodhej në Tiranë. Mësohet se ajo është infektuar më COVID-19 pikërisht në kryeqytet.

Pacientja ndodhet në spitalin infektiv dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe procedurave spitalore.

Ndërkohë në pikën e kalimit të Hanit të Hotit  vijojnë lëvizjet e lejuara vetëm për mjetet e  transportit të mallrave. Ndërsa të gjithë udhëtaret që kalojnë në këtë pikë i nënshtrohen kontrolleve për covid -19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet vazhdojnë me gjurmimin dhe vlerësimin e rasteve te dyshuar për të gjithe personat që kanë hyrë nga vendet e infektuara por edhe për ata që shfaqin shenja, siç është rasti i dy qytetarëve, për  të cilët  është marre mostra dhe është dërguar në ISHP në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?